Anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi ka deklaruar se PDK dhe LDK kanë për qëllim që t’i ‘heqin qafe’ Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, dhe jo ta mposhtin Albin Kurtin.
Këtë deklaratë e bëri pasi Mërgim Lushtaku i reagoi Haradinajt se “ka përfunduar koha kur partitë e vogla shihnin karrigen e kryeministrit si dhuratë”.
Tutje, Gacaferi, parashikoi se PDK do targetojë votuesit e mundshëm të Ramushit e Fatmirit.
“E kam parasysh garën e fortë që do zhvillohet mes PDK e LDK për vendin e dytë, sepse nëse PDK ja blenë votuesit Ramushit e Fatmirit, atëherë do del pa mëdyshje partia e dytë me një diferencë të thellë votash prej vendit të tretë!”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tani shumë seriozisht e pa ironi!
PDK e LDK do bëjnë gjithçka dhe do paguajnë çdo çmim qe AAK-në t’a dërgojnë nën prag njëherë e përgjithmonë dhe kështu ta heqin qafe Ramushin bashkë me Fatmirin!
PDK e LDK nuk hyjnë në garë me i mund Albinin por hyjnë në garë me i hjekë qafe Ramushin e Fatmirin me të gjitha mjetet, e pavarësisht çmimit, sidomos PDK-ja, do targetoj votuesit e mundshëm të Ramushit anë e kënd Kosovës, bile po qe nevoja Mërgimi i babës Sami, do ju jap edhe ka n'i ari tokë të babës, secilit votues të mundshëm të Ramushit e Fatmirit qe t'ju blej votat!
Kur e them në mënyrë eksplicite PDK do targetoj votuesit e mundshëm të Ramushit e Fatmirit, e kam parasysh garën e fortë që do zhvillohet mes PDK e LDK për vendin e dytë, sepse nëse PDK ja blenë votuesit Ramushit e Fatmirit, atëherë do del pa mëdyshje partia e dytë me një diferencë të thellë votash prej vendit të tretë!
Unë bukur me bindje të plotë e them se mëngjesin e 10 shkurtit 2025 do zgjohemi me vetëm VV GUXO, PDK e LDK në parlament, AAK bashkë me Nismën do përfundojnë dikund në bodrumin muzeumit të Prishtinës!