Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se doracaku për edukim seksual, i cili ka bërë bujë kohëve të fundit dhe është kritikuar përmbajtja e tij, është hartuar nga Arsim Bajrami dhe se i njëjti është pranuar nga ministrja e atëhershme Hykmete Bajrami.
Ai ka treguar edhe dëshmi që doracaku i njëjtë është nënshkruar nga LDK-ja.
“Në vitin 2016, në kohën kur ishte Arsim Bajrami ministër dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami”, ka thënë Bajqinovci teksa ai është pyetur nga komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj.
Bajqinovci ka këmbëngulur që askund në tekstin e doracakut nuk shkruan që është hartuar në vitin 2023.
“Askund në tekst nuk është data 2023. Në 2023 nuk është ky doracak”, ka thënë Bajqinovci.