Doracaku për edukim seksual, Bajqinovci këmbëngul: Është hartuar nga Arsim Bajrami

Aktuale

Doracaku për edukim seksual, Bajqinovci këmbëngul: Është hartuar nga Arsim Bajrami

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 23:45
Mefail Bajqinovci dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se doracaku për edukim seksual, i cili ka bërë bujë kohëve të fundit dhe është kritikuar përmbajtja e tij, është hartuar nga Arsim Bajrami dhe se i njëjti është pranuar nga ministrja e atëhershme Hykmete Bajrami.

Ai ka treguar edhe dëshmi që doracaku i njëjtë është nënshkruar nga LDK-ja.

“Në vitin 2016, në kohën kur ishte Arsim Bajrami ministër dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami”, ka thënë Bajqinovci teksa ai është pyetur nga komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj.

Bajqinovci ka këmbëngulur që askund në tekstin e doracakut nuk shkruan që është hartuar në vitin 2023.

“Askund në tekst nuk është data 2023. Në 2023 nuk është ky doracak”, ka thënë Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat