Sot katër komisione parlamentare do të shqyrtojnë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025
Komisionet që do të shqyrtojnë buxhetin e Kosovës për vitit 2025 janë: Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Ndryshe Kuvendi Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan. Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.
Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare