Qeveria lanson mbështetjen e punësimit

Aktuale

Qeveria lanson mbështetjen e punësimit

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 09:51
Qeveria e Kosovës

Lansimi i masës për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, do të bëhet sot.

Kjo ngjarje pritet të fillojë në orën 13:00.

Ajo mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe aty do të marrë pjesë kryeministri i vendit Albin Kurti, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat