Lansimi i masës për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, do të bëhet sot.
Kjo ngjarje pritet të fillojë në orën 13:00.
Ajo mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe aty do të marrë pjesë kryeministri i vendit Albin Kurti, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.