Shkodra: Institucionet e sigurisë duhet t’i rrisin aktivitetet për çarmatosjen e popullatës

Aktuale

Shkodra: Institucionet e sigurisë duhet t’i rrisin aktivitetet për çarmatosjen e popullatës

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 10:06
Selam Shkodran

Rritja e numrit të vrasjeve, posaçërisht sikurse ajo që ndodhi këtë javë ne Klinë, padyshim se krijon frikë dhe pasiguri te qytetarët.

Eksperti i sigurisë Selam Shkodran në emisionin “Dita e re”, ka thënë se rinia nganjëherë po dinë me shfaq probleme të cilat po përfundojnë me fatalitet.

“Mendoj se vendi po kalon nëpër një tranzicion, ku brezat e ri kohë pas kohe po dinë me shfaq këso probleme e që fatkeqësisht po përfundojnë me fatalitet dhe me marrje jete të qytetarëve”, ka thënë Shkodra.

Tutje ai ka thënë se, organet e sigurisë duhet të punojnë më shumë për çarmatosjen e popullatës.

“Mendoj që Kosova është vend i sigurt për jetesë, për të bërë biznes dhe për të zhvilluar veprimtarinë e vetë çdo kush. Konsiderojë se organet e rendit duhet të kenë më shumë aktivitete që të çarmatosin popullatën, që mendojë se është e apasionur pas armëmbajtjeve pa leje”.

Megjithatë, ai ka thënë se Kosova është një vend i sigurt.

“Nëse shohim në një analizë të përgjithshme mendojë se nuk kemi problem të pasigurisë së vendit”, ka thënë Shkodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat