Rritja e numrit të vrasjeve, posaçërisht sikurse ajo që ndodhi këtë javë ne Klinë, padyshim se krijon frikë dhe pasiguri te qytetarët.
Eksperti i sigurisë Selam Shkodran në emisionin “Dita e re”, ka thënë se rinia nganjëherë po dinë me shfaq probleme të cilat po përfundojnë me fatalitet.
“Mendoj se vendi po kalon nëpër një tranzicion, ku brezat e ri kohë pas kohe po dinë me shfaq këso probleme e që fatkeqësisht po përfundojnë me fatalitet dhe me marrje jete të qytetarëve”, ka thënë Shkodra.
Tutje ai ka thënë se, organet e sigurisë duhet të punojnë më shumë për çarmatosjen e popullatës.
“Mendoj që Kosova është vend i sigurt për jetesë, për të bërë biznes dhe për të zhvilluar veprimtarinë e vetë çdo kush. Konsiderojë se organet e rendit duhet të kenë më shumë aktivitete që të çarmatosin popullatën, që mendojë se është e apasionur pas armëmbajtjeve pa leje”.
Megjithatë, ai ka thënë se Kosova është një vend i sigurt.
“Nëse shohim në një analizë të përgjithshme mendojë se nuk kemi problem të pasigurisë së vendit”, ka thënë Shkodra.