Rritja e numrit të incidenteve kohëve të fundit të cilat kanë përfunduar disa edhe me vdekje, ka ngjallur reagime të shumta tek popullata.
Psikologia Rrezarta Sadiku në emisionin “Dita e re”, ka thënë se rastet e shfaqjës së dhunës kohën e fundit janë si rezultat i shëndetit mendor tek të rinjtë.
“Kjo është rezultat i pasqyrës ndoshta të shëndetit jo të mirë mendor të popullatës, pasi që të gjitha këto akte të cilat janë duke na ndodh, natyrisht kemi të bëjmë me një shëndet jo stabil. Kështu që për çështjen e sigurisë natyrisht duhet ti prekim shumë çështje, por natyrisht unë jam këtu për ta interpretuar çështjen e shëndetit mendor dhe unë e shoh si shumë shqetësuese fenomenet të cilat janë duke ndodhur, për arsye se neglizhenca e mos kujdesit të shëndetit mendor po jep akte dhe veprime të tilla”, ka thënë ajo.
Tutje Satiku ka thënë se, mos kujdesi i shëndetit mendor sjell pasiguri.
“Natyrisht mos kujdesi i shëndetit mendor neve na shfaq një pasiguri në tërësi si familje dhe si shoqëri, sidomos te adoleshentët që është bukur të shprehura fenomenet, për shkak se adoleshenca është një moshë e dehjes pa pi hiç dhe kalon në tranzicione shumë emocionale”, është shprehur Sadiku.