Komisioni parlamentar hetimor dorëzon dosje për MPJD në Prokurorinë Speciale

Aktuale

Komisioni parlamentar hetimor dorëzon dosje për MPJD në Prokurorinë Speciale

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:54
Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar dosje për hetim në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Deputetja Time Kadrijaj tha se qëllimi është zbardhja e së vërtetës se çfarë ka ndodh me procesin e zgjedhjes së stafit nëpër ambasada.

Kadrijaj tha se shkeljet sidomos janë te zgjedhja e ambasadorëve, raporton eo.

Kurse Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja tha se shpreson që meritokracia do të kthehet në MPJD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat