Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se me kërku vota kundër kryeministrit, Albin Kurti është, sikurse me kërku kundër shtetit të Kosovës.
Duke iu referuar partive opozitare, Rrustemi tha se ato janë në gjendje të bëjnë koalicion edhe me Listën Serbe vetëm që të kthehen në pushtet.
Kjo pasi sipas tij, këto parti e duan pushtetin në mënyrë që të ruajnë pasurinë siç e quan ai të paligjshme që e kanë krijuar gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet dhe në anën tjetër për të shtuar atë që nuk kanë arritur ta marrin në këto katër vite.
“Më kërku vota sot kundër Albin Kurtit, për besë është me kërku vota kundër shtetit të Kosovës, kundër nënshtrimit ndaj Serbisë, kundër luftës që po bëjmë në veri ndaj strukturave paralele… Ata duan që të jenë në pushtet në njërën anë për ta ruajtur pasurinë e paligjshme që e kanë krijuar kur kanë qenë në pushtet dhe në anën tjetër për ta shtuar atë që nuk kanë arritur më marrë në këto katër vjet. Për ta bërë këtë, ata janë në gjendje për të bërë lloje-lloje deklaratash,lloje-lloje shpifjesh, cilësimesh po ashtu janë të gatshme me bë koalicion me Listën Serbe dhe me rikthy ndikimin e saj në vendimmarrje në Kuvend”, ka thënë ai.