Pushteti, me mëngjes, ka filluar sulm ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Zv/ministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, i njohur për kandidaturat e dështuara drejt Gjykatës Kushtetuese, e ka quajtur Bajramin ‘analfabete funksionale’.
Postimi i plotë:
Eshte Profesoreshe e Fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Prishtines. Disa here Ministre e Qeverise se Kosoves, madje e Financave dhe e Arsimit.
Disa here Deputete e zgjedhur ne Kuvendin e Kosoves.
Por konditat e saj intelektuale ne matematike jane ato te nje analfabeteje funksionale.
Hykmetja, zonja dhe zoterinje. Nje heroine kembezbathur e politikes se re te partise se vjeter.