Deputetja e VV-së thotë se dy zyrtarë të PDK-së i kanë kërkuar BE-së të mos ia heqin masat Kosovës

Aktuale

Deputetja e VV-së thotë se dy zyrtarë të PDK-së i kanë kërkuar BE-së të mos ia heqin masat Kosovës

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës.

Sipas saj, nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

E pyetur nëse ka fakte për një gjë të tillë, deputetja Kryeziu tha se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.

Kryeziu refuzoi t’i përmend emrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat