Analisti politik, Ardian Çollaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “këta të fundit i kanë kapur të gjitha bordet njësoj sikur qeverisjet e kaluara”.
“Bordet i keni kapur njëjtë si ata. Bile në disa raste jeni edhe më brutal”, ka thënë Çollaku drejtuar Bajqinovcit dhe Rexhës së VV-së.
Çollaku ka pyetur deputetët e VV-së për përgjimet e Dejona Mihalit dhe Mimoza Kusari-Lilës.
“Po so përgjim ajo. Po ka hy në Prokurorinë Speciale, qaj që është arrestu ia kanë marrë telefonin dhe ia kanë dhanë mediave në Prokurorinë Speciale. Nuk o përgjim”, ka thënë Rexhaj.
“Ti ja ke don me thanë që ata e kanë shkelë privatësisë e dikujt”, ka thënë Çollaku.
“Unë po them që ata janë opozita jonë”, ka thënë Rexha, duke iu referuar Prokurorisë Speciale.