Jasharaj: Doracakët që i bëri MASHT-i duhet të tërhiqen

Aktuale

Jasharaj: Doracakët që i bëri MASHT-i duhet të tërhiqen

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 12:52
Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MASHT, duke i cilësuar ato si të dëmshme dhe të papërshtatshme për shkollat.

Ai theksoi se sindikata e mësuesve është plotësisht kundër këtyre doracakëve dhe ka thënë se nuk ka asnjë informacion që mësuesit e Kosovës t’i kenë përdorur ato në mësimdhënie.

‘’Ne jemi shumë kundër këtij doracaku , fatmirësisht  ne nuk kemi asnjë informatë që ndonjëri nga kiolegët tonë në Kosovë është bazuar qoftë edhe në një shkronjë e fjali të atij doracaku e lëre më me përmbajtjen e këtyre doracakëve’’, tha Jasharaj.

Jasharaj theksoi se MAShT-i ka bërë një gabim të madh me përgatitjen e këtyre doracakëve, të cilët, sipas tij, nuk shërbejnë për edukim, por për degjenerimin e gjeneratave të reja.

‘’Doracakët janë të dëmshëm dhe nuk shërbejnë far për edukim por në t kundërtën shërbejnë për degjenerim të gjeneratave të reja‘’, tha kreu i SBASHK-ut.

Ai shtoi se, edhe pse edukata seksuale është e rëndësishme, ajo duhet të përdoret në mënyrë të matur dhe të përshtatshme, duke ruajtur personalitetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Ai e quajti përmbajtjen e doracakut, deri te klasa e dytë, të tmerrshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe morale.

‘’Edhe edukata seksuale qoftë edhe ajo mediale duhet të përdoret por në masë të caktuar duke ruajtur personalitetin e fëmijës dhe të mësuesit.

E lexova këtë doracak deri te klasa e dytë e u ndala sepse ishte e tmerrshme gjërat që parashihen të bëhen e të debatohen me klasën e dytë janë jashtë çdo norme njerëzore e morale’’, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut për fund tha se doracakët duhen larguar dhe se vendin e kanë në bërllog

"Pra këta doracakë që I bëri MASHT-i duhet të tërhiqen dhe vendin e kanë në bërllog’’, përfundoi Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat