Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen deklarata e fundit nga Peter Stano

Aktuale

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen deklarata e fundit nga Peter Stano

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 13:00
Peter Stano.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian në prononcime publike nuk precizojnë afatet kohore por vetëm konfirmojnë se diskutimet po vazhdojnë.

“Çështja e masave është ende në shqyrtim në Këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ndonëse nuk ka shtet anëtarë të Bashkimit Evropian që është kategorikisht kundër heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës, megjithatë ato vazhdojnë të jenë në fuqi si pasojë e mospajtimeve se si të shkohet tutje me këtë proces.

Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare, por nuk ka pasur lëvizje në kuptim të vendimmarrjes.

Burimet mirë të informuara nga ky takim kanë bërë të ditur se asnjë shtet anëtarë nuk ka qenë i prerë kundër heqjes. Shumica janë na favor te heqjes së masave, por vazhdojnë ndasitë rreth asaj se si të shkohet tutje: me heqjen e plotë apo graduale.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ekziston një grup shtetesh që, megjithatë, konsideron se heqja e masave në këtë moment do të ishte, siç thuhet, kontraproduktive, duke marrë parasysh veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, të cilat Brukseli i ka cilësuar të pakoordinuara.

Bashkimi Evropian i ka vendosur masat kundër Kosovës në qershor të vitit 2023 si reagim ndaj veprimeve në veri. Heqjen e tyre e ka rekomanduar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, një vit më vonë, në qershor të këtij viti. Siç u shpreh një burim diplomatik, shtete anëtare po vazhdojnë të sillen në një rreth vicioz, ku, gjashtë muaj pas rekomandimit për heqjen e tyre, diskutimet po vazhdojnë por vendimi akoma nuk ka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat