Gagica: Është obligim i yni të kujdesemi dhe ta mbrojmë familjen, të hiqet doracaku

Aktuale

Gagica: Është obligim i yni të kujdesemi dhe ta mbrojmë familjen, të hiqet doracaku

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 13:18
Nazim Gagica

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune që ta ndalojë përdorimin e doracakut “Edukimi Seksual dhe Riprodhues”.

“Është obligim i yni të kujdesemi dhe ta mbrojmë familjen. Çdo përpjekje e kujtdo qoftë për ta dëmtuar familjen, sigurisht që do të përballet me reagim qytetar e politik, të atyre që e duan Kosovën dhe të ardhmen tonë të shëndoshë”, ka thënë Gagica.

“Ftoj institucionet komunale, veçmas kryetarin e Komunës së Gjilanit për ta ndaluar përdorimin e doracakut “Edukimi Seksual dhe Riprodhues” për nivelet 1-5, 6-9, dhe 10-12, i cili u prezantua me 10 tetor 2023, në javën e promovimit të shëndetit në shkolla, me temën “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”, organizuar nga MASHT”, është shprehur tutje Gagica.

Ai ka shtuar se edhe Komuna e Gjilanit duhet të reflektojë sikur komunat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat