Kurti: Secili biznes që angazhon punëtorë, për 6 muajt e parë do të paguhet me 70 për qind të pagës

Aktuale

Kurti: Secili biznes që angazhon punëtorë, për 6 muajt e parë do të paguhet me 70 për qind të pagës

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 14:51
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky program synon barazinë dhe punësimin, teksa konsideron se janë hequr kriteret diskriminuese.

Kurti ka deklaruar se nga kjo skemë, secili biznes që angazhon të punësuarit për 6 muajt e parë paguhet 70 për qind e pagës, ndërsa për gjashtë muajt e dytë është paraparë të jepet edhe 20 për qind për të gjitha pagat e paguara.

“Me lansimin e projektit premtuam një program i cili synon barazinë dhe punësimin. E kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar tekste të varfërisë 1,824 familje kanë përfituar. E kanë pasur si kërcenim, e sot duhet ta shohin si mundësi për të mos pasur nevojë për skemën. Sot po e prezantojmë skemën e punësimit i cili realizohet në dy faza. Ne kemi bërë subvencionimin e pagës ku secili biznes që angazhon të punësuarit për 6 muajt e parë paguhet 70 për qind e pagës, për gjashtë muajt e dytë është paraparë të jepet edhe një 20 për qind e të gjitha pagat e paguara”.

“Reforma jo që vetëm mbështet punësimin prej gjashtë muajve por nxit edhe punësimin edhe për gjashtë muaj. Për ata që kanë nevojë për zhvillimin e aftësisë ofron programe e trajtime, kurse për ata që janë të gatshëm në tregun e punës ofrohen. Si Qeveri kemi lansuar skemën ‘Qeveria për Familje’ që kemi arritur të mbështesim 4100 familje që nuk kishin asnjë të punësuar e që ta kenë së paku një të punësuar”, ka thënë Kurti.

E ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tregoi për grupet që mund të përfitojnë nga kjo skemë.

“Bëhet fjalë për hapin e radhës në kuadër të pilotimit. Gjatë fazës së parë kemi pasur përzgjedhje nga grupi i parë që është bërë testimi i të ardhurave dhe është bërë vlerësimi se cilat familje plotësojnë kushtet. Pastaj ka pasur vizita në terren për ta vërtetuar sepse ka deklarime që nuk përputhen me gjendjen familjare ekonomike, kemi arritur 1,824 familje që kanë përfituar mbështetje në kuadër të projektit të pilotimit”.

“Të gjitha familjet që janë përfituese përmes këtij projekti do të detyrohet të regjistrohen si punë kërkues në Agjencinë e Punës në mënyrë që këshilltarët do të bëjnë ndërmjetësimin e të gjitha familjeve. Ne kemi bërë subvencionimin e pagës ku secili biznes që angazhon të punësuarit për 6 muajt e parë paguhet 70 për qind të pagës për gjashtë muajt e parë, ndërsa për gjashtë muajt e dytë është paraparë të jepet edhe një 20 përqindje e të gjitha pagat e paguara. Për ketë kemi rritur edhe kapacitetin e punës. Janë 42 profesionist në ndërmjetësimin e punëkërkuesve”, u shpreh Murati.

E drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, ka thënë se ky pilot-projekt shënon një hap të rëndësishëm për të fuqizuar skemën shoqërore.

“Vetë fakti që jemi këtu për të bërë punësime të qëndrueshme dhe rritjen e cilësisë është vendimtarë për programet e punësimit të cilat ruajnë një rol esencial për të ndihmuar familjet me asistencë sociale për t’i ndihmuar ato. Investimi nuk është vetëm përgjithësi morale por strategji e qëndrueshme. Kjo dëshmon përmirësimin e ndihmës sociale e po ashtu e rrisin edhe punësimin për të nxjerrë nga kriza siç ishte pandemia. Ky pilot-projekt shënon një hap të rëndësishme për të fuqizuar skemën shoqërore”, ka thënë Paolucci.

Jehona Rexha, drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, tha se kjo skemë do të transformojë rritjen dhe zhvillimin e politikave.

“Fillimi i programit shënon një moment të rëndësishëm të përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe kjo skemë si formë tregon që fokusi është tek përfituesit duke ri dizajnuar edhe duke hequr nivelet diskriminuese. Aktivizimi është pjesë integruese dhe hap i rëndësishëm i këtij programi. Kjo skemë do të transformojë drejtë rritjes dhe zhvillimit të politikave. Kjo reformë do të bëjë proces më të shpejtë dhe më të lehtë”, ka thënë Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat