​Shënohet 25-vjetori i BQK-së, Osmani: Sektori bankar më efikasi dhe i shëndoshi në rajon

Aktuale

​Shënohet 25-vjetori i BQK-së, Osmani: Sektori bankar më efikasi dhe i shëndoshi në rajon

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 15:12
Në 25-vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK)

Në 25-vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) u tha se Kosova fal këtij institucioni financiar ka arritur të ketë sektor bankar efikas, të shëndosh dhe fitimprurës.

Për ditën e themelimit të BQK-së është organizuar edhe Konferencë Ndërkombëtare e nivelit të lartë me titull "Ndërtimi i urave përtej kufijve, ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithëpërfshirës financiare - fuqizimi i rritjes dhe reziliencës".

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se sektori bankar i Kosovës është më efikasi dhe më i shëndoshi në rajon.

Osmani u zotua se si presidente e vendit është e vendosur të mbrojë pavarësinë e BQK-së me qëllim që ky institucion të mbetet i lirë nga çdo ndikim politik.

“Përmes zotimit të saj të palëkundur drejt parimeve të një ekonomie të hapur, konkurrencës së lirë dhe menaxhimit financiar të qëndrueshëm, BQK jo vetëm që ka krijuar një sistem financiar stabil, por ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e politikave më të gjera ekonomike të vendit tonë. Ky dedikim i ka dhënë lëvdata BQK-së nga organizata ndërkombëtare...18’37 Sot jam krenar të them se sektori bankar i Kosovës konsiderohet një prej më efikaseve dhe më të shëndosha në rajon duke kontribuar në stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë tonë dhe gjurmët e BQK janë të dukshme në çdo pjesë të këtij suksesi...21’22 Jam shumë e vendosur të ruaj dhe të mbrojë pavarësinë e Bankës Qendrore. Do të përdorë çdo autoritet kushtetues dhe ligjor për të siguruar që ky institucion jetik të mbetet i lirë nga çdo ndikim i panevojshëm që ky institucion të mbetet i lirë nga çdo ndikim i panevojshëm politikë”, theksoi ajo.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili theksoi se ky 25 vjetor këtë institucion e gjen me synimin për anëtarësimin e plotë në Zonën e Unike të Pagesave në Euro (SEPA), i cili do të sillte kosto më të ulëta financiare.

Sipas tij udhëtimi i Bankës Qendrore që nga fundi i luftës në 1999 ka qenë i jashtëzakonshëm.

Guveritaroi Ismaili shprehu përkushtimin e Bankës Qendrore për modernizimin e infrastrukturës financiare të Kosovës.

“Rangimi kreditor sovran i Kosovës është konfirmim se sistemi financiar është i qëndrueshëm, kredibil dhe i sigurt. Kosova ka demonstruar përkushtim të fuqishëm për të thelluar bashkëpunim ekonomik me BE përgjatë viteve.... Derisa qëndrojmë këtu në këtë prag të këtij kapitulli të ri të zhvillimit financiar të Kosovës, integrimi potencial në SEPA në zonën e vetme të pagesave në euro ofron shumë mundësi të reja. SEPA është më shumë se një sistem i pagesave, është mundësi që të thelloj integrimin ekonomik të Kosovës me BE dhe Ballkanin Perëndimor. Tema e cila e kemi përzgjedhur në këtë konferencë e përfshinë këtë vizion... Përmes SEPA-s, Kosova do të përfitojë nga kosto më të ulëta të transaksioneve, dhe do të përmirësoj shërbime financiare dhe integrim ekonomik. Kjo do të jetë e mirë për partnerët e konsumatorët por edhe për partnerët tanë rajonal. Ne po bëjmë përpjekje drejt këtij synimi dhe ky vit shënon një hap të rëndësishëm përpara teksa përgatitemi për anëtarësim të plotë në SEPA, që na sjell më afër standardeve evropiane dhe institucionet financiare”, theksoi ai.

Në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar me rastin e 25-vjetorit të BQK-së përmes një video-mesazhi, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Kristalina Georgieva tha se Kosova ka sektor bankar modern dhe fitimprurës.

“Sot ne i shohim qartë rezultatet e këtyre përpjekjeve sektori bankar është modern, është shumë mirë i kapitalizuar dhe fitimprurës. Ai ka një prej niveleve më të ulëta të kredive jo performuese ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për qytetarët e Kosovës. Kjo ndodh sepse vendi juaj ka zhvilluar kornizë të shëndosh ligjore dhe rregullatore dhe institucione të qëndrueshme siç është BQK. Ne në FMN bashkë me Bankën Botërore jemi krenar që e kemi mbështetur Kosovën në gjithë këtë rrugëtim...Reformat e vazhdueshme janë esenciale ato duhet të fokusohen në ndërtim të mëtejshëm institucional duke ngritur edhe më tej mbikëqyrjen institucionale dhe duke mbështetur thellimin financiar dhe gatishmërinë për të menaxhuar krizën”, theksoi ajo.

Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë, Robert Holzmann tha se Banka Qendrore e Kosovës me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtar ka luajtur rol kyç në formësimin e sistemit të shëndosh financiar si për vendin edhe rajonin.

“Me mbështetjen e fuqishme të institucioneve ndërkombëtare, BQK ka luajtur rol kyç në formësimin e sistemit të shëndosh financiar si për Kosovën ashtu edhe për rajonin...20;45Banka del dhe është institucion kyç që është i përkushtuar për të vënë themelet për një sistem financiar të qëndrueshëm dhe stabil. Vitet e para sigurisht kanë qenë sfiduese, BQK është përballur me sfidën e besimit në sistemin financiar duke naviguar nëpër kompleksitetin e një ambienti pas luftës. Përkundër sfidave Banka ka siguruar në mënyrë efektive stabilitetin financiar, ka promovuar integritetin financiar dhe ka nxitur besimin mes qytetarëve të saj dhe investitorëve”, tha ai.

25-vjetori i themelimit të BQK-së ka mbledhur nga vende të ndryshme në Kosovë pjesëtarë dhe udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të Bankës Botërore (BB), zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtar, guvernatorë të bankave qendrore të rajonit e të vendeve evropiane dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare.

Në kuadër të kësaj konference po mbahen tri sesione shkencore me temat: Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare, përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim dhe ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon. Po ashtu, këtë Konferencë Ndërkombëtare u shfaq edhe dokumentari me rastin e 25-vjetorit të BQK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat