Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën më 21 nëntor do të mbahet seancë plenare.
Në këtë seancë është paralajmëruar vetëm një pikë e rendit të ditës.
Dhe ajo është, “adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”.
Kjo seancë është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:30.