Krasniqi e LDK-së pret që edhe shumë ministra të Qeverisë Kurti të intervistohen nga Prokuroria

Aktuale

Krasniqi e LDK-së pret që edhe shumë ministra të Qeverisë Kurti të intervistohen nga Prokuroria

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 15:23
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka bërë me dije se pret që edhe disa ministrja të Qeverisë Kurti do të intervistohen nga Prokuroria Speciale.

Duke e komentuar intervistimin nga prokuroria të ministres se Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo ka thënë se edhe ministrja tjerë janë të përfshirë në korrupsion.

Ajo ka përmendur aferat në të cilat janë përfshirë ministrat e Kurtit.

“Unë pres që të shkojnë edhe shumë të tjerë duke pasur parasysh që janë të lidhur me afera korruptive si me energji, rezerva shtetërore, kjo besoj që gjatë këtyre ditëve ka me pasur edhe të tjerë, nuk është e fundit tek ministrja Rizvanolli. Është dashur të deklarohet sepse janë përfaqësues të popullit përfaqësojnë popullin dhe është dashur të deklarojnë sepse për çfarë arsye ka qenë, mirëpo arsyet dihet i dinë aferat korruptive se çfarë kanë ndodhur me ambalazhuesit e ujit, me rezervat shtetërore e energjinë elektrike”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat