Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka reaguar pas lajmit që vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, ka fituar grant prej afro 100 mije eurosh nga Ministria e Bujqësisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar dokumentin i cili tregon shumën e parave të fituara nga vëllai i deputetes.
Ajo ka ironizuar me një gjë të tillë duke thënë se dikujt i duhet kohë e gjatë për të përfituar këtë shumë parash.
“97 mijë e 392 euro e 31 centë. Faton Peci grant për vëllaun e Fitore Pacollit. Tash, llogariteni sa kohë ju duhet secilit prej juve që me punë me i fitu këto para!”, ka shkruar Deliu-Kodra.