Deputetja e AAK-së kërkon që Prokuroria të merret me kontratën, ku vëllai i Fitore Pacollit të VV-së fitoi tender 100 mijë euro nga Peci

Aktuale

Deputetja e AAK-së kërkon që Prokuroria të merret me kontratën, ku vëllai i Fitore Pacollit të VV-së fitoi tender 100 mijë euro nga Peci

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 18:40
AAK

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, që udhëheqet nga Faton Peci.

Kadrijaj, ka thënë se tashmë po dalin në pah hajnitë dhe keqpërdorimet që janë bërë nga kjo Qeveri.

”Duke parë përformancën dhe mos transparencën e kësaj Qeverie, tash po dalin në pah gjitha këto hajni dhe privilegjet që i janë bërë atyre’’ thotë ajo.

Kadrijaj, po ashtu thotë se me këtë tender qenka shpërblyer edhe angazhimi i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli që ka bërë për këtë subejtk.

‘’Gjithë atë angazhim që e paska bërë Fitore Pacolli dhe familja e saj, iu paska shpërblyer, por duke parë që ka shkelje të procedurave dhe një firmë që hapet 3-4 ditë para se me marr tenderin, kjo është një puro hajni dhe është njëmashtrim që po i bëhet qytetarëve’’ tha ajo.

Deputetja e AAK-së, ka ftuar Prokurorinë të merret me këtë rast.

‘’Me këtë rast duhet të merret Prokuroria që zhvatësit, të ndëshkohen” tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat