Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë vërejtjet e tij lidhur me kërkesat buxhetore, duke e quajtur këtë buxhet të Vetëvendosjes dhe jo të qytetarëve të Kosovës.
Sipas Lekajt, nuk i është dhënë hapësirë për kërkesa asnjë organizate buxhetore, teksa shtoi se nuk ka përkrahje as në projektet e komunave.
“Në Kuvend erdhën për diskutim kërkesat buxhetore për vitin 2025, ku qëndrimi im ishte që: – Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës; Asnjë organizate buxhetore nuk i keni dhanë hapësirë të dëgjohen dhe mirren parasysh kërkesat buxhetore; Kryetarët e komunave i keni nxjerr para aktit të kryer me kërkesat buxhetore dhe nuk po i përkrahni në asnjë projekt”, ka shkruar Lekaj.