Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar në konakun e Shqiptar Gubetinit në Regensburg të Gjermanisë.
Gubetini i cili është aktivist politik dhe biznesmen i njohur prej vitesh në Gjermani, i prinë nëndegës së PDK-së në Regensburg.
“Mirëprita në konakun tim në Regensburg mikun tim z. Ramiz Lladrovci me shokë, që bashkarisht ndajmë historinë krenare që nga vitet e ‘90-ta!”, ka shkruar Gubetini.
PDK-ja në Gjermani dhe në të gjithë diasporën është mobilizuar si kurrë më parë, prandaj në vikendin e ardhshëm priten tybe të mëdha në Hanover dhe Këln.