Bedri Hamza në Skenderaj: Do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për zhvillimin e Kosovës

Aktuale

Bedri Hamza në Skenderaj: Do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për zhvillimin e Kosovës

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 20:12
Bedri Hamza

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, është pritur sonte në një tubim madhështor në Skenderaj.

Hamza tha se në Skenderaj ndjeu entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.

“Faleminderit nga zemra, Drenicë! Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë”, shkroi Hamza.

“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë”, shtoi ai.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër tha se duke ndjerë trashëgiminë e liderëve historik që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ai do të udhëheqë me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat