‘Shpërthen’ Bytyçi: “Të gjithë derrat shqiptarë një turi kanë…”

Aktuale

‘Shpërthen’ Bytyçi: “Të gjithë derrat shqiptarë një turi kanë…”

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 22:10
Profesori Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar deklaratën e fundit të deputetës së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, e cila tha se dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen sanksionet Kosovës.

Ai në një postim në Facebook këtë rast e ndërlidhi me një tjetër, që kishte ndodhur vite më parë, e që lidhej me Edi Ramë, transmeton “Bota sot”.

Bytyçi u tregua i ashpër pas këtyre rasteve, duke thënë se “të gjithë derrat shqiptarë një turi kanë”!

Postimi i plotë

Edhe derrat shqiptarë një turi kanë!

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu, ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës. Arsyeja? Nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.

Një ngjarje si kjo është dëshmuar nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër gjatë viteve 2012-2016. Ai ka treguar sesi kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, kishte udhëtuar nga Tirana në Londër pët të takuar këshilltarin e kryeministrit britanik, Kameron. Takimi ishte kërkuar për ta lutur zotin Kameron që të votonte kundër dhënies së statutit kandidat për Shqipërinë, votim që do të bëhej në dhjetor të atij viti. Arsyetimi ishte se "nëse Shqipëria do të merrte statusin e vendit kandidat për në BE vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve, atëherë merita do t'i shkonte qeverisë së Sali Berishës"!

I përmenda këto dy raste për të thënë se "të gjithë derrat shqiptarë një turi kanë"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat