“Sekretari i ri amerikan, lajm i mirë për Kosovën”, ish-ambasadori zbulon arsyen

Aktuale

“Sekretari i ri amerikan, lajm i mirë për Kosovën”, ish-ambasadori zbulon arsyen

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 22:31
Marco Rubion

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks”, ku ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump për të vendosur Marco Rubion si sekretar shteti të administratës së tij.

Ai tha se kjo zgjedhje është lajm i mirë për shqiptarët, pasi sipas tij Rubio e njeh mirë situatën e Ballkanit dhe ka qenë mjaft pozitiv për pozicionin e Kosovës në gjithë zhvillimet që kanë ndodhur.

“Është njohës i mirë i situatës së Amerikës në botë. Kjo e bën këtë figurë shumë të rëndësishëm për presidentin Trump, pasi ai ka në tavolinë “shumë patate të nxehta” dhe një ndihmës i tillë i duhet patjetër.

Gjithashtu, lajm i mirë për ne, është se Marco Rubio, e njeh mjaft mirë situatën në Ballkan. Ai ka qenë mjaft pozitiv lidhur me pozicionin e Kosovës në gjithë këto zhvillime. Shpresojmë shumë që një njohuri e tillë të vlejë edhe si proces promovimi i dialogut tashmë të bllokuar Kosovë-Serbi”, tha ish-ambasadori Lika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat