“E paska ba Jugosllavi, edhe lopët zvicerane po...”, Çun Lajçi “ironizon” me Ramush Haradinajn/ Ja çfarë pyetje i bën për Fatmirin

Aktuale

“E paska ba Jugosllavi, edhe lopët zvicerane po...”, Çun Lajçi “ironizon” me Ramush Haradinajn/ Ja çfarë pyetje i bën për Fatmirin

Nga: N.E Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 07:58
Çun Lajçi - Ramush Haradinaj

Shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka reaguar ndaj kreu dhe kandidatit të AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Lajçi shprehet habi sesi ai Qeverinë e ka bërë “rrotë me tre spica”.

“Rrotë hesapi! Ramushi e paska ba Qeverinë rrotë me tre spica! Demek kur të dalë spica e AAK-së lart, ai të jetë Kryeministër! - Rrotë (acion)! Haaaaaa!

Rrotë hesapi! Ramushi e paska ba Qeverinë rrotë me tre spica! Demek kur të dalë spica e AAK-së lart, ai të jetë Kryeministër! - Rrotë (acion)! Haaaaaa!”, ka shkruar Lajçi.

Në fund, ai e pyet Haradinajn se ku ka mbetur Fatmiri?

“E paska ba jugosllavi hesapi. Pas Titos, edhe Sinan Hasanit i pati dalë spica e rrotës lartë dhe u pat ba kryetar!

Por e kam nji pyetje: - Ku mbeti Fatmiri, a s’ka spica rrota e Nismës? Hahahahaha!

• U knaqa tuj qeshë në fushat e Estavayerit! Edhe lopët zvicerane po çuditen me mua!”", ka përfunduar Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat