Deputeti i Guxo: Së shpejti do ta padisim shtetin serb

Aktuale

Deputeti i Guxo: Së shpejti do ta padisim shtetin serb

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 09:17
Nasuf Bejta

Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për padinë ndaj Serbisë është punuar shumë nga Qeveria ‘Kurti’.

“Është punuar shumë dhe priten rezultatet shumë shpejtë. Kjo Qeveri ka punuar si asnjë më parë”, u shpreh Bejta.

Bejta tregoi se po punohet që së shpejti të ketë padi ndaj shtetit serb.

“Janë duke u mbledhur dokumentacione, fakte dhe janë duke punuar në mënyrë sistematike. Së shpejti besoj që do të shtrojmë padi ndaj shtetit gjenocid serb”, thotë Bejta.

Tutje, deputeti Bejta thotë se gjykimet po kryhen në mungesë pas një ndryshimi që ka bërë pushteti aktual.

“Kemi bërë ndryshimin e legjislacionin për mundësinë e këtij institucioni që të hapen hetimet dhe të kryhen gjykimet në mungesë”, tregoi Bejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat