Qerkini: Kemi menduar që premtimet e Kurtit do të realizohen, por jo

Aktuale

Qerkini: Kemi menduar që premtimet e Kurtit do të realizohen, por jo

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 09:20
Bajram Qerkini

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’.

‘’Ne kemi menduar që premtimet e Albin Kurtit do të realizohen, por jo. Në takimin e parë me grupin dialogues për personat të pagjetur kanë pru vendim se nuk ka bisedë për asgjë, pa bisedu për personat e pagjetur, por kjo nuk ndodhi’’, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri aktual i pati kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen.

“Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë bashkë me ekspertët ndërkombëtarë, janë duke bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime luftime, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, kishte deklaruar Kurti gjatë homazheve në Drenas, më 30 mars 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat