I pandehuri kanos ish-bashkëshorten dhe axhën e saj gjatë seancës gjyqësore

Aktuale

I pandehuri kanos ish-bashkëshorten dhe axhën e saj gjatë seancës gjyqësore

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 09:43
Ilustrim

Ndaj një personi është iniciuar rast për “dhunë në familje” dhe “kanosje” pasi derisa ishte në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimit kishte ofenduar dhe kanosur ish-bashkëshorten dhe xhaxhain e saj.

Policia ka njoftuar se ai në gjykatë ishte në cilësi të të pandehurit.

“Është raportuar se në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajte një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat e cekura”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat