Partia Demokratike e Kosovës, dorëzoi dje kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se ambasadat janë shndërruar në shtabe zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Janë duke u bërë shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkelje të ligjeve”, tha Musliu Shoshi para mediave.
“Kemi kërku që pjesë e hetimeve të jenë edhe mënyra e blerjes së ambasadave tona, mënyra e mobilimit e të tjera që ne konsiderojmë se është duke u keqpërdorur buxheti i Kosovës”, tha Musliu-Shoshi tutje.
Asaj për këtë i ka reaguar anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Gacaferi ka ironizuar me Musliu-Shoshin, duke ia kujtuar edhe kohën kur vidheshin votat në Drenicë.
“Qyre ti me ligj e me Kushtetutë s'po guxojka me pas salla të mëdha për me votu për ata qe Kushtetuta ja'u garanton të drejtën e votës!
More nifar vakti Kushtetuta e Bedrisë, ja'u garantonte të drejtën e votimit edhe njerëzve të vdekur nëpër Drenicë, veç u çojshin prej varrit, vishin votojshin e shkojshin apet n'varr!
Nejse, kryesorja t'u paska ndal e kajtna për Bedrinë e qikjo kryesore, se tjerat kollaj”, ka shkruar anëtari i Guxo./Botasot