Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Aktuale

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 11:14
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ që ka ndodhur muajin e kaluar.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të cilët dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ që ka ndodhur muajin e kaluar.

“Sektori i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat