“Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët, rumunët...”, reagon Ngjela: Po tremben nga shqiptaria

Aktuale

“Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët, rumunët...”, reagon Ngjela: Po tremben nga shqiptaria

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 12:55
Ekipi i Kosovës

Pas asaj që ndodhi në Bukuresht, mes Rumanisë dhe Kosovës ka reaguar avoakti shqiptar Spartak Ngjela.

Ai ka thënë se po tremben nga shqiptaria.

“Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët, rumunët e kushdo tjetër: shqiptaria tani ka dy shtete të fuqishëm në Gadishullin e Ballkanit”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Pse tifozët rumunë e serbë bërtasin nëpër stadiume kundër Kosovës?

Të gjithë janë të trembur nga shqiptaria.

Le të hanë gjuhën me dhëmbë serbët, rumunët e kushdo tjetër: shqiptaria tani ka dy shtete të fuqishëm në Gadishullin e Ballkanit. .

Shqiptaria tani është forcë e madhe në Ballkan, prandaj i shqetëson bandat antishqiptare që, në fakt, vijnë nga shekujt.

Asgjë...

Lodhen kot dhe vuajnë shpirtërisht nga psikopatia e tyre. Shqipëria dhe Kosova janë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Dhe kjo i mërzit sepse e ndiejnë që e ardhmja është e shqiptarisë.

Shqiptaria është në triumf vazhdues, drejt e gjithmonë përpara.

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat