Gjykata Themelore në Prishtinë sot ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Marko Daniqit, për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan vitin e kaluar.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për televizonin publik ka konfirmuar se të njëjtit iu caktuar paraburgim nga gjykata.
Ndryshe Marko Daniq, i akuzuari për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë të shtunën.
Daniq ishte arrestuar një ditë më parë për sulmet e majit të vitit 2023.