Ish-komandant i Brigadës 153 së UÇK-së, Fatmir Sopi e ka marrë sot besimin për ta drejtuar OVL-UÇK-në në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai në një postim në “Facebook”.
“Krenar si përherë me bashkëluftëtarët e mi!
Respekt për të gjithë juve të nderuar veteran të Kryeqytetit, që sot në kuvendin e pestë zgjedhor, më dhatë besimin ta udhëheqë edhe për një mandat OVL të UÇK-së në Prishtinë!”, ka shkruar ai.