Berisha: Shërbimi ushtarak si premtimi i Kurtit për bashkimin kombëtar, rrenë e kulluar

Aktuale

Berisha: Shërbimi ushtarak si premtimi i Kurtit për bashkimin kombëtar, rrenë e kulluar

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 10:13
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

‘’Janë mashtrime populliste sikur bashkimi kombëtar i Kurtit edhe kjo ashtu diçka’’, thotë ai.

Për Berishën, kjo gjë as nuk pritet të ndodhë dhe se është rrenë e kulluar.

‘’As nuk pritët më ndodhë as nuk do të ndodhë kjo është rrenë e kulluar’’, potencoi ai.

Deputeti i AAK-së, thotë se Qeveria Kurti edhe ata ushtarët e FSK-së i ka lënë pa ushqim, e lëre më të bëjnë ushtri të detyrueshme.

‘’Edhe ata ushtarë që i kemi i kanë lënë pa bukë e po bëjnë ushtri të detyrueshme nuk janë të zot me mbajte as këtë ushtri që e kemi’’, potencoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat