Premtimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Berisha me akuza të rënda ndaj Kurtit

Aktuale

Premtimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Berisha me akuza të rënda ndaj Kurtit

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 11:56
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të ky premtim, ka qenë tendencë për ta minuar krijimin e FSK-së në ushtri profesionale.

‘’Shërbimi i detyrueshëm ushtarak sipas zhvillimeve të më tutje ka qenë një tendencë për ta minuar krijimin e forcave të armatosura si ushtri profesioniste. Duke e bazuar në rreziqet që e kërcënojnë sigurinë nacionale të Kosovës kemi ardh në përfundim se vendit i duhet një ushtri profesioniste jo ushtar të detyrimit të detyrueshëm që janë për disa muaj’’, thotë ai.

Berisha, thotë se ideja e Kurtit, ka qenë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës.

‘’Ideja e Kurtit, pjesa e agjendës së tij ka qenë për të shkatërruar shtetin e Kosovës segmenti i fundit që po përmbyllke këtë mozaik ishte forcat e armatosura, për fat të mirë nuk ka gjet zbatim kjo për shërbimin e detyrueshëm sepse asnjëri nga ministrat e dinë që nuk mund të aplikohet një gjë e tillë në Kosovë’’, potencon ai.

Deputeti i PDK-së, deklaron se kjo ka qenë kauzë mashturese për tv fituar votën e qytetarëve.

‘’Kauzë mashtruese për të fituar votën e qytetarëve ata nuk e dinë konceptin e ushtrisë profesioniste dhe asaj të ushtrimit të detyrueshëm që janë jo fiktive dhe jo efikase në luftë ose në një situatë të tensionuar’’, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat