Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për realizimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
‘’Nuk kemi besuar në premtimin e Kurtit se të gjitha faktet që kriteret që i ka përcaktuar NATO për shtetet që janë anëtar duke ju referuar standardet atyre standardeve që NATO i kërkon e dimë që çështja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm Kosova ka disa detyra për t’i kryer që kërkon NATO’’, tha ai.
Ai thotë se përkundër premtimit të dhënë Kurti nuk ka marr asnjë veprim që ka të bëjë me këtë çështje.
‘’Kurti krahas premtimit elektoral që e ka bërë nuk e ka marr asnjë veprim që ka të bëjë me pako financiare të cilat janë konform namativave që kanë të bëjnë me obligimet financiare që ka ushtria për qytetarët që kanë një shërbim të detyrueshëm ushtarak’’, potencoi Elezi.
Elezi, ka treguar se si duhet rregulluar disa gjëra, që dërgojnë deri tek ajo që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm.
‘’Duhet ta rregullojmë ligjin për punësim që qytetarët që shkojnë për ushtrim luftarak të detyruar sa do të ketë mundësi t’i ruhet vendi i punës, arsimimin çështjet për sigurimet shëndetësore. Ky ka qenë premtim për t’i fituar votat e qytetarëve. Statusi juridik i FSK duhet të ndryshojë, sepse ka disa angazhime të cilat janë të kufizuara në bazë të ligjit, sepse ka disa angazhime të cilat janë të kufizuara’’, potencoi Elezi.