Kjo është gruaja që vdiq në QKUK si pasojë e lëndimeve që mori në aksidentin mes trenit dhe një veture

Aktuale

Kjo është gruaja që vdiq në QKUK si pasojë e lëndimeve që mori në aksidentin mes trenit dhe një veture

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës.

Burimet e medias mësojnë se e ndjera është Sanije Nikqi Lajqi.

E ndjera së bashku me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportuar për në QKUK.

“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat