Pas raportimeve se ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka dhënë tendere njerëzve të afërt, ka reaguar vet ministri.
Ai ka thënë të gjitha këto i quan shpifje.
Sipas tij, sulmin e nisi paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime, duke iu kundërpërgjigj, se nga nesër “do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”.
Reagimi i plotë:
Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!
Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve!
E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime!
Veç pritni kriminela!
Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t'iu demaskoi si kurrë më parë!
Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!
Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra.