Uebfaqja e Trustit jashtë funksionit, shkak punimet pranë Teatrit Kombëtar

Aktuale

Uebfaqja e Trustit jashtë funksionit, shkak punimet pranë Teatrit Kombëtar

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti.

Kjo për shkak të një problemi teknik të shkaktuar nga shkëputja e kabllove që furnizojnë zyrën me internet.

Kjo ndërprerje është pasojë e punimeve që po zhvillohen nga kontraktorët pranë Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për publikun, Trusti bëri të ditur se është në bashkëpunim të ngushtë me Telekomin e Kosovës për të rikthyer funksionimin e shërbimeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Institucioni falënderon paraprakisht kontribuuesit dhe të gjitha palët për mirëkuptimin dhe premton përkushtim për zgjidhjen e shpejtë të situatës.

Për çdo informacion të mëtejshëm, qytetarët mund të kontaktojnë Trustin përmes kanaleve të tjera të komunikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat