Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ku janë miratuar dy nisma të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Protokolli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar
Qeveria miratoi nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për implementimin e Marrëveshjes mbi pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.
Ky protokoll përfshin pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, duke synuar lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e menaxhimit kufitar mes dy vendeve.
Memorandumi për sektorin e energjisë
Po ashtu, u miratua nisma për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.
“Ky memorandum synon bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë e të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.