​30-vjetori, UÇK sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Aktuale

​30-vjetori, UÇK sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Sot në Prishtinë është përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë së re - themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 30-vjet më parë, eveniment në të cilin u nderuan lajmëtarët e lirisë, dëshmorët e kombit kombëtar shqiptar.

Në një akademi solemne organizuar nga Shoqëria Lëvizja, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ITSHKSH Shkup dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, Bekim Adili nga Shoqëria Lëvizja, ka folur mbi themelimin e UÇK-së dhe vendimin e madh që u mor më 17 Nëntor 1994.

Adili: Themelimi i UÇK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë së re

“Jeni vlerat më sublime, më të shquara të popullit tonë në të gjitha periudhat e historisë sonë të re...Ju falënderoj që sot keni ardhur për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë së re që është themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila sot përkon me 30-vjetorin e saj, eveniment në të cilin do të nderojmë lajmëtarët e lirisë, dëshmorët e kombit kombëtar shqiptar, që prehen në simbolin tonë kombëtar ashtu sikurse ata ranë përreth flamurit të bashkuar... Historia me faktet e saj në bën që sot të pohojmë njëzëri, se në këtë ditë të bekuar, më 17 nëntor 1994, veprimtarë të dëshmuar, patriotët të lindur e idealistë të thekur përmes vendimeve të tyre të dala nga Kryesia e LPK-së, pas analizimit të situatës dhe kërkesave të dala nga gjiri i popullit, morën vendim për emërtimin e njësive të armatosura të shkrira në tri shkronja të arta të quajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë ai.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-anëtari i kryesisë së LPK-së Ramadan Avdiu, i cili foli mbi periudhën e kohës së okupimit të shqiptarëve nga ish-regjimi duke u privuar nga të gjitha të drejtat e tyre.

Avdiu: LPK e vetmja forcë serioze për ndryshimin e strategjisë së rezistencës

“Shqiptarët e Kosovës sikurse edhe shqiptarët në Maqedoni dhe viset e tjera të okupuara kishin ngelur në pozita të njëjta si më parë, të pushtuar, të shtypur, të diskriminuar, pa asnjë të drejtë politike... Kjo situatë kishte ndikuar te një masë e madhe e popullit shqiptar të manifestojnë një gjendje depresive e pashpresë dhe e pa perspektivë mbijetese. Në këto rrethana strukturat dhe anëtarësia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, që ishin e vetmja forcë serioze, që mendonin për ndryshimin e strategjisë së rezistencës, dhe nga manifestimet e protestës të shkojnë drejt kryengritjes së armatosur”, tha ai.

Sekretari i LPK-së Emrush Xhemajli ka sjellë para të pranishmëve kujtime nga momenti historik i emërtimit të UÇK-së 30 vjet më parë.

Xhemajli: UÇK-ja është e shenjtë e shpirtërore

“Është ditë e tillë që sot në veçanti përshëndes bashkanëtarë të ngushtë shumëvjeçar para 30 vjetëve, që janë këtu prezent e nuk janë, dhe ju shpreh mirënjohje që bashkërisht ne nuk e kemi thyer kurrë atë fjalëkalimin, kodin e punëve të vlefshme e të përbashkëta, që kanë dashur një kohë të mbeten fshehur, Fazli Veliun, Muhamet Kelmendin, Gafurr Elshanin, Ali Ahmetin, komandant Azem Sylën, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin... Kur flasim për UÇK-në kemi emocione, krejt normale, ajo është e shenjtë dhe shpirtërore dhe më meritorët janë komandanti Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët, të cilët janë themel i lirisë sonë...Para themelimit të UÇK-së, nga viti 1983-84 u bënë përpjekjet e para për përgatitjen për luftë të armatosur nga Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zia Shemsiu, Kadri Osmani dhe të tjerë”, ka thënë ai.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur mbi rrugëtimin e shqiptarëve në luftën e tyre për liri.

Ahmeti: UÇK sublim i luftës për liri e pavarësi

“Qëndresa e luftëtarëve të lirisë kryesuar nga Shaban Polluzha, të vazhduar nga Shaban Jashari me pushkën e lirisë së bashku me djemtë e tij të përbetuar liri a vdekje Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zia Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë, lindi ideja e themelimit të Ushtrisë së parë çlirimtare – sublimet e popullit të Kosovës e viseve shqiptare nën Jugosllavi, nën domosdoshmërinë për të legjitimuar luftën për liri, pavarësi”, tha Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat