Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka reaguar sot ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e këshilluar që të mos reagojë me emocione sa herë që përmendet emri i tij në publik.
“Ministër Peci,
Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta).
Reagim emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë.
Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare,
ashtu siç nuk reagova unë
kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit.
Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, shkroi Pacolli në Facebook.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i ministrit Faton Peci, i cili ka bërë një akuzë të rëndë ndaj Pacollit duke e lidhur emrin e tij me vrasjen e një heroi.
Peci ka deklaruar se e ka kuptuar që emri i Pacollit figuron në dosjen e vresjes së një prej heronjëve më të shquar të historisë së Kosovës.
“… Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”.
Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, ka shkruar Ministri Faton Peci.