Lushaku-Sadriu: Kryeministri qenka munduar të shfajsohet për përmbajtjen e doracakëve

Aktuale

Lushaku-Sadriu: Kryeministri qenka munduar të shfajsohet për përmbajtjen e doracakëve

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 20:41
Jehona Lushaku- Sadriu

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se përmbajtja e doracakëve nuk është shkruar, e as miratuar në mandatin e tij qeverisës.

Lushaku-Sadriu tha se kryeministri është munduar të shfajsohet për përmbajtjen e doracakëve, ndërsa shton se vet ministrja Arbërie Nagavci është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023.

Kryeministri qenka munduar të shfajsohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video.

Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023! Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”, shkroi Lushaku-Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat