Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë Faton Peci, i cili në një postim në fb e akuzoi si të përfshirë në dosjen për vrasjen e një heroi.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka publikuar një fotografi të Pecit ku shihet i veshur me bluzën që mban emrin e tij, ndërsa tani e quan vrasës.
Postimi i Pacollit:
E kuptoni tani korrektesi në dhe sinqeritetin ose kontraverzitetin e këtyre “ministrave”?
Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.
Si mund të kuptohet kjo punë?