Mbledhja e përbashkët: Ja çka u nënshkrua sot në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Mbledhja e përbashkët: Ja çka u nënshkrua sot në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 14:22 më 18.11.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

​Ja çka u nënshkrua sot në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në një ceremoni kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim.

Fillimisht ministri i Punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan protokollin për zbatimin e marrëveshjes për kalimin e pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë.

Më pas është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe burimeve minerale të Maqedonisë së Veriut në sektorin e energjisë.

Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, që është i fokusuar në aftësimin profesional.

Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij maqedonas, Pançe Toshkovski.

E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministres së Energjisë, Minierave Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Buzhinovksa, nënshkruan momerandumin e radhës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj maqedonase, Vesna Janevska nënshkruan edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet dy vendeve.

​Kurti thotë se eksporti nga Kosova në MV është rritur në 121 milionë euro

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për marrëdhënie të mira në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilat sipas tij reflektohen në rritjen “e vazhdueshme të tregtisë”. Kjo sipas tij ka arritur në 432 milionë euro në vitin 2023.

Shefi i ekzekutivit e ka quajtur këtë rritje të “jashtëzakonshme prej 52 për qind, krahasuar me vitin 2019”.

Kurti ka thënë se ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në MV – nga 48 milionë euro në vitin 2019 në 121 milionë në vitin 2023.

Kurti: Është rritur shkëmbimi tregtar me Maqedoninë e Veriut

“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë e cili arriti mbi 432 milionë euro në vitin 2023, një rritje e jashtëzakonshme prej 52 për qind krahasuar me vitin 2019 ku qëndronte tek 284 milionë euro. Dhe gjithashtu është rritur edhe shkëmbimi tregtar në kuptimin e eksportit nga Kosova në Maqedoni të Veriut, nga 44 milionë në vitin e para para-pandemi 2019 në 121 milionë në vitin që shkoi 2023, rritje për 175 për qind”, tha Kurti.

Kurti ka theksuar se në mes të dy shteteve deri tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume që “na kanë ofruar edhe më shumë me njeri tjetrin por ajo ku duhet të theksojmë më shumë është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë.

Sipas tij, rritja e tregtisë, “e shkëmbimeve midis dy vendeve tona reflektohet gjithashtu në rritjen e lëvizshmërisë së qytetarëve tanë”.

“Mes datave 1 janar dhe 1 nëntor të këtij viti janë regjistruar pothuajse 5 milion kalime kufitare në të dy kahjet, një rritje e konsiderueshme nga 3.5 milionë sa qëndronte në vitin 2019”, ka thënë Kurti.

Kurti e ka përmendur edhe autostradën Bllacë – Shkup.

Kurti: Mirëpresim përfundimin e ndërtimit të autostradës nga Bllaca në Shkup, më në fund

“Mirëpresim përfundimi e ndërtimit të autostradës nga Bllaca në Shkup më në fund, 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte rrjetin e autostradave në MV me autostradën Arbën Xhaferi në Kosovë, dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim ky tashmë i marrën nga dy vendet e tjera”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur Procesin e Berlinit për të cilin ka thënë se është kuadri që jo vetëm bashkon rajonin por edhe i afron edhe më shumë me BE-në.

Mbledhja ndërqeveritare po mbahet në Prishtinë.

Qeveria maqedonase drejtohet nga VMRO-DPMNE e cila bashkëqeverisë me koalicionin shqiptar VLEN.

Memorandume e protokoll, çka do të nënshkruhet sot në mbledhjen ndërqeveritare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një protokoll në fusha që ai i quajti të rëndësishme: energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se” nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje – hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë”.

Sipas Kurtit, kjo do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Kurti: Do të reduktojmë kohën e pritjes në kufi me Maqedoninë e Veriut

Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotëm do të jetë edhe nënshkrimi i protokollit teknik që del nga marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025 në dy pika kufitare, Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë, do të zbatohet modeli hyrje – hyrje ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë së bashku po përmirësojmë infrastrukturën kufitare dhe po ndërtojmë rrugë të reja që forcojnë lidhjet në mes të qytetarëve dhe rrisin prosperitetin ekonomik për dy vendet tona”, tha Kurti.

Mickoski: Kosova dhe RMV-ja do të kenë bashkëpunim ekonomik mbi gjysmë miliardë euro

Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën.

Ai tha se shpreson se kjo energji e bukur e pritjes sot dhe koha e mirë do të jenë një shtytje, siç theksoi për marrëdhënie akoma më të mira dhe që janë po ashtu të shkëlqyeshme.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale. Nëse punojmë bashkë jemi më të fuqishëm. Uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm”, tha ai.

Lidhjet jo vetëm shtetërore, por dhe familjare mes dy vendeve, ai tha se duhet ta shtrojnë bashkëpunimin dhe më shumë në vitet e ardhshme.

Këtë vit, Mickoski tha se bashkëpunimi ekonomik do jetë mbi gjysmë miliardë euro tregti mes dy vendeve tona.

“Në vitet që pasojnë do të punojmë që bashkëpunimi ekonomik të jetë dhe më i madh”, tha ai duke shtuar se tani Kosova dhe RMV kanë 17-18 milionë treg të përbashkët.

Mickoski njoftoi se sot nënshkruhen marrëveshje energjetike dhe për kalime kufitare.

“I dashur, Albin…”, Mickoski i lumtur për pritjen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur  për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot në Prishtinë në kuadër të takimit të përbashkët mes të dyja vendeve.

Ai shpreson se “energjia dhe koha e bukur sot”, do të jetë një impuls i ri për marrëdhënie akoma më të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“I dashur, Albin. Faleminderit për pritjen e shkëlqyer, energjinë dhe atmosferën që na e mundësuat sot këtu në Prishtinë. Shpresoj se kjo energji e bukur dhe koha e bukur do të jenë impulse të reja për marrëdhënie akoma më të mira midis të dyja vendeve. Shpesh herë takohemi jashtë shteteve tona dhe bisedojmë për gjendjen në vendet tona. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, çdo herë konkludojmë se nëse punojmë bashkë do të jemi më të fuqishëm”, tha ai.

Mickoski tutje tha se bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti midis të dyja vendeve.

“Gjatë takimit bilateral përcaktuam një qëllim këtë vit, bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti midis dy vendeve tona, në vitet që pasojnë bashkëpunimi ekonomik do të jetë akoma më i madh, jam i bindur se do ia dalim. Takimi ndërqeveritar është provë dhe dëshmi se të dyja qeveritë tregojnë se bashkëpunojnë dhe kemi marrëdhënie miqësore dhe të afërta të cilat do t’i avancojmë. Kemi marrëveshje në pjesën e energjetikës, e poashtu edhe të rregullimit të kalimeve ndërkufitare që qytetarët që hynë dhe dalin nga vendet tona do të ndalen në një pikë kalimi dhe jo në dy, dhe në këtë mënyrë të mos ketë rrëmujë nëpër kufi. Të kemi një pikë kufitare dhe të përshpejtohet transferi i udhëtarëve”, u shpreh kryeministri maqedonas.

Kurti: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë me RMV-në është shumë i rëndësishëm

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se takimi i sotëm ka dhe një rëndësi simbolike se përkon me 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti tha se deri tash mbi 50 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar që sipas tij i kanë afruar më shumë të dyja vendet.

“Zbatimi i tyre duhet të na afroj më shumë”, tha Kurti duke njoftuar se sot do të nënshkruhen dy memorandume.

Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë”, tha Kurti.

Ai njoftoi se është rritur dhe shkëmbimi tregtar. Ai tha bashkëpunimi në fushën e sigurisë është shumë i rëndësishëm. “Na duhet të thellojmë bashkëpunimin rajonal”.

​Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje por siç tha ai kanë bashkëpunim të gjerë.

Duke folur në mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se me MV ka jo vetëm partneritet përmes tregtisë por edhe “lidhjeve familjare e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”.

Më lejoni të filloj këtë takim duke theksuar një pikë të rëndësishme, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinjë, miq dhe partnerë, të lidhur, jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.

Ai shtoi se takimi i sotëm ka edhe rëndësi simbolike për shkak të 15 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.

Ai tha se deri tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume që “na kanë ofruar edhe më shumë me njeri tjetrin”.

​Delegacioni i MV pritet me nderime të larta në Kosovë

Me nderimet më të larta shtetërore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Dy kryeministritat parakaluan para pjesëtarëve të Gardës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët intonuan himnet shtetërore të dy vendeve.

Para mbledhjes zyrtare të qeverive, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Pas mbledhjes do të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet dy shteteve, për lidhjen e protokollit për zbatimin e marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë dhe nismën për memorandum të mirëkuptimit në mes të dikastereve të ekonomisë së dy shteteve lidhur me sektorin e Energjisë.

Pas kësaj, Kurti dhe Mickoski do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së V.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët në Prishtinë.

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët. Sipas agjendësm në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Agjenda:

10:30 – Mbërritja e delegacioneve

10:50/ 55 – Mbërritja e kryeninistrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski

11:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga kryeministri Kurti

11:10 – Fotografia e përbashkët

11:20 – Takimi bilateral ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Mickoski

11:20 – Takime bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive

12:00 – 13:30 Takimi Ndërqeveritar / G2G ndërmjet Qeverive

13:30 – Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale

13:45 – Konferenca e përbashkët për shtyp kryeministrave Kurti dhe Mickoski.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të dielën dy nisma në prag të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet të hënën në Prishtinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar: Nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë. – Nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat