Berisha i PDK-së, Qeverisë: Ndaleni abuzimin me buxhetin në rrugët e Kosovës

Aktuale

Berisha i PDK-së, Qeverisë: Ndaleni abuzimin me buxhetin në rrugët e Kosovës

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 08:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të ndalin abuzimin me buxhetin në rrugët e Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, një rrugë e cila është shtuar në një fshat të Gjakovës, pas një ditësh janë hapur gropa në asfaltin e ri.

Më dt: 14 nëntor 2024, ditë e Enjte, janë asfaltuar edhe mbi 50 m rrugë, në fshatin Qerim – lagje në hyrje të Gjakovës, dhe më dt: 16 nëntor 2024, ditë e Shtunë, është hapur gropa në asfaltin e ri. Këtë e hetova ngase rashë me makinë në gropë, dhe e filmova si dëshmi natën (video në koment) dhe ditën e Diel, për dritë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministër, në vend të deklaratave patetike për të mbuluar veprimet e vendimet me të cilat keni degraduar identitetin e shtetit, vlerat tona nacionale, vlerat e familjes, ndaleni abuzimin me buxhetin në rrugët e Kosovës.

Më dt: 14 nëntor 2024, ditë e Enjte, janë asfaltuar edhe mbi 50 m rrugë, në fshatin Qerim - lagje në hyrje të Gjakovës, dhe më dt: 16 nëntor 2024, ditë e Shtunë, është hapur gropa në asfaltin e ri. Këtë e hetova ngase rashë me makinë në gropë, dhe e filmova si dëshmi natën (video në koment) dhe ditën e Diel, për dritë.

Mjaft me deklarata patetike për të mbuluar mashtrimet, abuzimet dhe kriminalitetin ndaj Kosovës e popullit të saj.

Për këto afro gjashtë vite në pushtet, jeni lexuar si mashtrues, abuzues që po e shkatërroni vendin sipas skemës së sponsorizuar nga armiqtë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat